Një grup personash kanë hyrë me forcë në KZAZ-në nr. 9 në Tropojë pasi kanë thyer derën e pasme si dhe xhamat e Pallatit të Kulturës në Bajram Curri të Tropojës dhe kanë hequr prej aty të gjithë materialet zgjedhore. Mësohet se ata janë përplasur me policinë gjatë incidentit.
Pak ditë më parë Bashkia e Bajram Currit i kërkoi KQZ-së me anë të një shkrese zbatimin e vendimit të Presidentit Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si datë zgjedhjeje për qeverisjen vendore si dhe lirimin e mjediseve të vëna në dispozicion nga ky institucion për procesin zgjedhor. Afatai i lënë për spastrimin e ketyre mjediseve ishte ora 10:00 e paradites së sotme, çfarë ka çuar dhe në ndërhyrjen me forcë të përfaqesuesve dhe mbështetësve të bashkisë Bajram Curri.
Përplasjet mes bashkive që administrohen nga përfaqësues të opozitës vijojnë prej ditësh, sidomos në bashkinë e Shkodrës, më e madhja në qarkun e Veriut.