Rikthimi i Rudina Hajdarit dhe Ralf Gjonit, ka tensionuar edhe njëherë mbledhjen e thirrur nga OSBE për tryezën e Reformës Zgjedhore.
Ka qënë Bashkim Fino i cili me tone të ashpra i është drejtuar Hajdarit dhe deputetëve, se s’mund të vijnë pas dy orësh.
Shkak për braktisjen e mbledhjes nga ana e opozitës parlamentare u bë përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso. Damian Gjiknuri i dha këtij të fundit fjalën para Rudina Hajdarit dhe kjo nuk u prit mirë nga opozita parlamentare të cilët u larguan.
Bashkim Fino: Shihni lajmet e mediave dy orë, dhe vini sërish këtu dhe kërkoni falje. Jam anëtar më i rëndësishëm se ky unë. Flas edhe pa dhënë leje, ik kërko falje atje. Të reagojë që në fillim, vjen pas të vjelave, ju. Dhe ju meqë jeni bashkëkryetarë të reagonit që në fillim dhe të mos vini tani pas të vielave, Çfarë jeni ju në fund të fundit? Ju jeni depuetët të atyre partive politike që ne kërkojmë bashkëpunim. Dil nja dy orë ti vërdallë dhe na vjen të justifikohesh, Shikon edhe lajmet.
Ralf Gjoni: Nuk ka nevojë të jeni ofendues.
Rudina Hajdari: Të lutem kemi 30 vjet që ju dëgjojmë dhe nuk po na thoni asgjë të re. Kam respekt për ju por nuk është momenti. Ju lutem…Jeni duke prishur rendin dhe nuk është normale dhe zoti Gjiknuri tërhiquni vëmendjen kolegëve.
Bashkim Fino: Po unë deri tani të prita ty. Deri tani të prita ty unë.
Rudina Hajdari: S’duhet të pranohej ai person me ato deklarata
Blerina Gjylameti: Zonja Hajdari, duam sqarim nga zonja Hajdari. Keni patur diskutim paraprak për këtë axhendë.
Rudina Hajdari: Unë s’jam këtu për të kthyer përgjigjie, s’jam në konferencë shtypi.
Ralf Gjoni: Jemi anëtarë të këtij komision, na duhet të dimë.
Shoqëria Civile: Më falni, po ne ç’kusur kemi.
Damian Gjiknuri: Ne jemi dakordësuar dhe kjo çështje u mbyll.
Rudina Hajdari: Ishim dakordësuar që Ivi Kaso të vinte, por jo të vinte dhe të minonte procesin.
Ralf Gjoni: Mos bëni zhurmuesin politik këtu, është turp edhe për ju. Jeni dakord që të kemi 3 kryetarë këtu?
Rudina Hajdari: Ju kërkojmë ndjesë edhe për këtë, por ka shumë emocione këtu. Të flasë shoqëria civile se kanë ankesa edhe ata.