17:42 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Tensione në veri të Kosovës/ Gjendet armatim në pronë të një politikani serb, Zveçla: Rrezik për akte terroriste

17:07 | 22/06/2025
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tensione në veri të Kosovës/ Gjendet armatim në pronë të një politikani serb, Zveçla: Rrezik për akte terroriste

Njësitet e Policisë së Kosovës, në koordinim me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës (AKI) dhe Prokurorinë, dhe nën monitorimin e KFOR-it dhe EULEX-it, kanë ndërmarrë sot një bastisje të fuqishme në fshatin Vallaq të komunës së Zveçanit.

Gjatë operacionit, autoritetet kanë zbuluar një arsenal të madh armësh, përfshirë raketahedhës dore (zolla), granata dore, tronblonë, si dhe armë dhe municion të llojeve të ndryshme, një sasi e konsiderueshme që, sipas autoriteteve, mund të përdorej nga një njësi e tërë terroriste.

Sipas informatave të bëra publike nga ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, vendi ku është gjetur ky armatim i rëndë është një objekt që i përket politikanit serb Aleksandar Arsenijeviç, një emër i njohur në skenën politike të veriut të Kosovës.

 

“Sot kemi goditur një strukturë që paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë. Krimi nuk mund të fshihet kurrë, pavarësisht petkut që vesh – veçanërisht përballë institucioneve vigjilente dhe profesionale që punojnë pa ndalur në ofrimin e sigurisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës”, shkroi Sveçla në një reagim publik.

 

 

Ai shtoi se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë operacionet e tyre pa kompromis, me qëllim të çrrënjosjes së të gjitha mbetjeve kriminale dhe terroriste që, sipas tij, vijnë nga strukturat e Serbisë. Bastisja e sotme përbën një tjetër hap të vendosur në përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të forcuar rendin dhe sigurinë në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ku tensionet dhe përplasjet me grupet kriminale të armatosura kanë qenë të shpeshta në vitet e fundit.

 

 

 

Pas

Uji i pijshëm rikthehet në Vlorë, furnizimi në lagje kthehet në normalitet

Para

Zjarr në Elbasan, përfshihen zonat pranë varrezave, flakët drejt banesave

Para
Zjarr në Elbasan, përfshihen zonat pranë varrezave, flakët drejt banesave

Zjarr në Elbasan, përfshihen zonat pranë varrezave, flakët drejt banesave

 



Të Fundit

Takim mes Iranit dhe Rusisë në nivel të lartë, Zëdhënësi i Kremlinit zbulon temat kryesore

Shtëpia e Bardhë: Trump veproi si komandant suprem, Irani të mos provokojë

DASH paralajmëron qytetarët amerikanë/ Rritje rreziku pas tensioneve Izrael–Iran

Izraeli godet Iranin: Mbi 50 avionë sulmojnë objektiva ushtarake në Teheran

Alarm Sigurie në Katar/SHBA dhe Britania u bëjnë thirrje shtetasve të qëndrojnë të strehuar

Djali i Shahut të fundit të Iranit thirrje për dezertim: Ky është Muri ynë i Berlinit

Sulmi izraelit në Iran shkakton masakër, 500 të vdekur, mijëra të plagosur

Aeroporti i Vlorës nuk do të jetë vetëm civil, Ethemaj: Do të përdoret edhe për ushtrinë

SHBA presin një sulm nga Irani në 48 orët e ardhshme

Gjykata shpall fajtorë katër persona, mes tyre ish-zyrtarë publikë (EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.