Përfaqësues të opozitës kanë tentuar të hyjnë në drejtorinë e Policisë së Tiranës për të marrë informacion mbi protestuesit e ndaluar pas protestës së sotme.
Fillimisht Gazment Bardhi dhe Monika Kryemadhi janë përplasur me efektivët të cilët nuk lejuan askënd të hyjnë në mabientet e këtij institucioni. Pas negocimeve kanë arritur të hyjnë Monika Kryemadhi, Gazment Bardhi si dhe Flamur Noka.
Forcat të shumta ruajnë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa e gjithë turma e protestuesve të protestës së sotme janë zhvendosur para këtij institucioni.
Gazetarët e Fax News raportojnë se dhe para drejtorisë së policisë protestuesit hedhin shashka dhe thirrje kundër Ramës.
Mësohet se deri më tani janë ndaluar 6 të rinj dhe sipas përfaqësuesve të opozitë ata janë “rrëmbyer” nga policë pa uniformë.
Opozita sot ka organizuar një tjetër protestë para Kuvendit në vazhdën e protestave që vazhdojnë prej më shumë se 1 muaji duke kërkuar rrezimin e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie teknike si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshhme.