Ka pasur tensione të shumta ditën e sotme në rripin e Gazës, ndërsa mësohet se ka 18 persona të vdekur. Palestinezët janë qëlluar nga ana e trupave izraelite.
Gjatë ditës së sotme do të përurohet ambasada e SHBA-së në Jerusalem dhe kjo ka shkaktuar një sërë tensionesh.
Zyrtarë të lartë amerikanë do të marrin pjesën në hapjen e ambasadës, duke përfshirë edhe vajzën e presidentit Trump, Ivanka Trump.
Udhëheqësit islamik të Gazës, Hamasi, kanë mbajtur protesta të mëdha në gjashtë javët e fundit.
Ministra e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka bërë të ditur se në mesin e të vrarëve është edhe një 14 vjeçar, ndërsa 500 persona kanë mbetur të lënduar, raporton BBC.
Më shumë se 50 palestinezë kanë vdekur që prej fillimit të protestave.
Hapja e kësaj ambasade po shihet si shumë kontraverse sepse statusi i Jerusalemit është në qendër të konfliktit në mes të Izraelit dhe Palestinës.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post