Për tensionet në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, Gazment Bardhi është shprehur për mediat se forcat e policisë u kanë drejtuar armën.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se nuk ka ndodhur kurrë që forcat e policisë të hyjnë dhe të dhunojnë deputetët.
“Kanë rrethuar deputetët e Kuvendi të Shqipërisë. U kanë drejtuar armën, i kanë qëlluar në vendin e punës. Nuk ka ndodhur kurrë që forcat e policisë të hyjnë dhe të dhunojnë deputetët”, tha Bardhi.
Sipas tij, deputetët e kërcënuar me armë janë Bledjon Nallbati dhe Luan Baçi.
“Në ambientet e brendshme të Kuvendit, FNSH u drejton armën kolegëve Nallbati dhe Baçi. Akt kërcënimi me jetë”, tha ai.
Bardhi: I kanë drejtuar armë deputetëve të opozitës. Nuk ka ndodhur kurrë të hyjnë në Kuvend forca të policisë që të dhunojnë deputetët, Kjo është fytyra e vërtetë të një ushtari të bandave të Durrësit në krye të ministrisë së Brendshme. Nuk na trembin.