Ish-kryeministri Sali erisha, i ftuar në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, akuzon kryeministrin Rama për një marrëveshje të fshehtë me Aleksandër Vuçiçin.
Në këtë periudhë tensionesh midis Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Rama ka preferuar të qëndrojë i heshtur, por sipas Berishës, heshtja do të thotë miratim.
“Çështja e Trenit më ka shtyrë gjithnjë e më shumë të mendoj për një marrëveshje e fshehtë Rama- Vuçiç.
Absolutisht nuk ishte heshtje. Por ishte: “Unë merrem me Enverin, ti Sandër vazhdo punën” dhe “Po merrem me fansin tim a fola a nuk fola, ti Sandër vazhdo”.
Në gjuhe diplomatike kjo nuk është heshtje, është “Go Ahed”, nuk është heshtje por “miratim dhe ec përpara”.
Si mund të qëndrojë Tirana aq indiferente ndaj provokimeve që mund të sillnin një luftë, pasojat e të cilës do i vuante më shumë Tirana se Prishtina?!”, thotë Berisha.
Ndër të tjera, ish-kryeministri Berisha shton se rreziku për një konflikt të mundshëm midis Serbisë dhe Kosovës ekziston akoma.
“Jo nuk ka kapërcyer rreziku dhe ky rrezik ekziston. Në këtë rrezik, përgjegjësia e parë kryesore i përket shqiptarëve.
Ne e kemi kollaj që për çdo gjë do ia hedhim fajin të tjerëve, e gjejmë fajin nga jashtë, por përgjegjësia është në brendësi.
Politika e Tiranës paraqet një ndryshim thelbësor në marrëdhëniet me Beogradin, në dëm thelbësor të udhëheqjes qendrore të Prishtinës. I pashembullt, reagimi nga pala shqiptare.
Boegradi po punon nonstop për Serbinë e madhe. Ku? Fillimisht në Mitrovicë e Bosnje, pastaj ku t’i dalë me radhë.”, shprehet Berisha. (D.D/Shuplaka)