Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një deklarate për shtyp ka deklaruar se nuk tërhiqet nga pozicioni i tij në kërkim të një marrëveshje me Iranin, për të cilën ka kërkuar mbështetje edhe nga Rusia dhe Kina si dhe të tërhiqen nga mbështetja ndaj regjimit.
Ai ka theksuar se Amerika kërkon paqen, dhe se ushtria bashkë me armët që zotëron është më e fuqishmja në botë por që nuk do të donte kurrë ta përdorte.
“Qasseim Soleiman nxiti luftëra në gjithë Rajonin, apo vendosi edhe bomba në luftë. Drejtoi sulmet e fundit në Irak duke plagosur amerikanë dhe irakianë. Sulejmani kishte organizuar sulme të tjera por e ndaluam. Ai duhej të ishte eleminuar shumë kohë më parë. Duke e larguar Soleiamnin nga kjo botë, ju jap mesazhin që ne do ta luftojmë terrorizmin dhe do të vijojmë sanksionet derisa Irani të ndryshojë sjelljen. Irani ka vazhduar të provokojë që pas marrëveshjes bërthamore të 2015. Në vend që të thoshte “Faleminderit SHBA”, ata ulërisnin “vdekje Amerikës”, edhe pasi u firmos marrëveshja nukleare.
Ai krjoj ferr në Afganistan, Iran dhe Irak. Me fonde nga administrata e kaluar krijoi armë, kanë vrarë mirjëra vetë në protestat që janë organizuar në gjithë Iranin. Marrëveshja i hap rrugën Iranit, duhet të heqë dorë nga armët bërthamore dhe ti japë fund luftës. Rusia Kina duhet të largohen nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe të ndërpresin mbështetjen. Duhet të bëjmë një marrëveshje që e lejon Iranin të ketë presprioritet, Irani mund të bëhet një vend i madh, por paqja nuk mund të realizohet me agresionin që tregon. Jap lajmin se nuk do të lejohet në këtë rrugë. Në drejtimin tim, ekonomia jonë është më e fortë se kurrë, ka rritje të prodhimit energjitik. Jemi vendi kryesor i tregtimit të naftës dhe të gazit në botë dhe nuk kemi nevojë për këto produkte të Lindjes së Mesme. Raketat tona janë të mëdha, të fuqishme, të sakta, vdekjeprurëse dhe të shpejta.
Fakti që kemi fuqi aq të madhe nuk do të thotë se ne do ta përdorim. Ne nuk duam ta përdorim. Ne shkatërruam 100% të ISIS dhe kalifatin, ne vramë liderin e ISIS Al-Bgdatin, një përbindësh autor i qindra vrasjeve. Dhjetra mijëra luftëtarë të ISIS janë vrarë ose kapur gjatë administratës sime. Shkatërrimi i ISIS është e mirë edhe për Iranin. Për popullin e Iranit, ne duam të keni një të ardhme të madhe që e meritoni me harmoni me botën dhe jemi gati të japim kontributin tonë. Zoti e bekoftë Amerikën”, tha Trump.
(F.GJ/FAXWEB.AL)