Ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka reaguar sa i takon zhvillimeve të fundit në Kosovë, ku ka pasur tensione dhe sulme ndaj policisë dhe misionit të EULEX.
Me një shënim në Twitter, Xhaçka tha se Shqipëria dënon “me ashpërsi” këto akte, ndërsa bëri thirrje për rivendosje të ligjit dhe qetësisë.
“Shqipëria dënon ashpër sulmet ndaj EULEX-it dhe në Policinë e Kosovës në veri të Kosovës. Ne i bashkohemi thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet e serbëve të Kosovës. Është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit”, shkroi Xhaçka.
Albania 🇦🇱 strongly condemns the attacks on @EULEXKosovo and on Kosova Police in the north of 🇽🇰. We join the calls of our international partners for the immediate removal of barricades by groups of Kosova Serbs. It is important to restore calm and rule of law.
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) December 11, 2022