Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar se pas tensioneve në Kuvend dhe në Kryesinë e Kuvendit do të ketë përshkallëzim të situatës.
Bardhi tha se do të vijë momenti që betejës t’i bashkohen edhe qytetarët.
“Kjo situatë nuk do të ndalet dhe do të shkojë në përshkallëzim. Kemi bllokuar seancën parlamentare, kemi përshkallëzuar situatën në komisionet.
Ata mund të mblidhen në Surrel dhe vilën e Lindita Nikollës e blerë me paratë e korrupsionit kur ishte ministre.
Do të duhet dhe do të vijë momenti që do të bashkohen dhe qytetarët për të mbrojtur interesin e tyre. Në projektbuxhetin e 2024 qytetarët nuk do ta gjejnë veten. Të vetmet që do të gjejnë veten janë 10 kontrata koncesionare”, tha Bardhi në emisionin Open.