PS kërkon masë disiplinore për 6 deputetë të opozitës pas tensioneve të krijuara në seancën e ditës së hënë. PS ka kërkuar masë disiplinore për Sali Berishën, Gazment Bardhin, Elda Hotin, Flamur Nokën, Albana Vokshin dhe Edi Palokën.
Kërkesa do të shqyrtohet në mbledhjen e Komisionit të Etikës, që do të mbahet sot në orën 16:00. Rikujtojmë se opozita po vijon prej disa javësh aksionin opozitar, ndërsa seanca e kaluar që zgjati vetëm pak minuta u shoqërua me tensione dhe kaos.
Deputetët e opozitës ndezën flakandanë në Kuvend ndërsa grumbulluan karriget te Foltorja.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, vendosi që të mbyllte seancën, pak minuta nga nisja. Ndërkohë edhe nesër do të mbahet seanca e radhës, teksa nuk dihet nëse opozita do të vijojë më të njëjtin skenar.