Kreu i partisë demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat jashtë zyrave të Kuvendit ka reaguar për situatën e krijuar në kuvend. Basha u shpreh se opozita në paralament kërkoj fjalën në përputhje me rregulloren për të kërkuar praninë e Ramës që u fsheh para bashkimit të shqiptarëve, kërkoi vrimën e miut për t’iu fshehur opozitës.
“Sot opozita në paralament kërkoj fjalën në përputhje me rregulloren për të kërkuar praninë e Ramës që u fsheh para bashkimit të shqiptarëve, kërkoi vrimën e miut për t’iu fshehur opozitës. I rëndë është bashkëpunimi i Tahirit më bandën e drogës, por më i rëndë është ky skandal që vërteton se kryeministri , prokuroria e përgjithshme, Ministria e Brendshme, drejtoria e ekstradimeve, Interpoli, policia janë bërë bashkë në këtë komplot për ti mbyllur gojën dëshmitarit kyç.
Më tej Basha theksoi se skandali më i madh është rrëmbimi i Seitit, njeriut që ka mbajtur shënim se sa para i janë dhënë Tahirit, sa për të e sa për Ramën, dhe që sipas vetë pohimeve të familjarëve të tij ishte bërë gati të behej bashkëpunëtor i drejtësisë, duke i dhënë çështjes zgjidhje përfundimtare, duke rrëzuar çdo alibi të Ramës për mosarrestimin e Tahirit, peshkut të madh të drejtësisë që do të hapë rrugën për peshqit e tjerë të mëdhenj”u shpreh Basha.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post