Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, është pyetur në Korçë në lidhje me protestat që po zhvillohen për Unazën e re, ku opozita është në mbështetej të tyre.
Susanne Schütz deklaroi se opozita duhet të jetë e pranishme në një demokraci, por duhet të kthehet në Kuvend. Po ashtu ajo ka folur dhe në lidhje me deklaratat e Ramës në Kosovë.
“Ne jemi të mendimit që në demokraci nevojitet një opozitë por edhe për këtë opozitë vendi është në parlament dhe unë i bëj apel opozitës që të kthehet përsëri në parlament sepse ka shumë ligje për tu miratuar si reforma e kodit zgjedhor , për të cilat nevojitet edhe vota e opozitës.
Schütz nga Korça ka komentuar deklaratat e kryeministrit, Edi Rama në Kosovë.
“ Ne kemi thënë si gjermani që 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë për anëtarësimin në BE, kjo vlen edhe për Kosovën e Serbinë por është e rëndësishme që këto dy vende të bëjnë progres për normalizimin e dialogut mes tyre dhe në këtë kontekst shpresoj që diferencat mes këtyre dy vendeve të përballohen”, u shpreh ajo.
E pyetur sa afër Evropës është Shqipëria ajo tha se vendi ka perspektivë që të arrijë negociatat vitin që vjen.
“Vendi ka një perspektivë për tu anëtarësuar dhe ne shpresojmë që kjo do të arrihet vitin që vjen. Shqipëria ka bërë shumë progres në këtë rrugë, por ka edhe shumë të tjera për të bërë në luftën ndaj krimit të organizuar edhe korrupsionit, duhet të ketë ende zhvillime dhe përparësi”, u shpreh ambasadorja gjermane.
Discussion about this post