Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot masat që do të marrë Beogradi në lidhje me situatën në veri të Kosovës, duke i ndarë ato në 5 pika kryesore.
Vuçiç kërkoi fillimisht u shpreh se Serbia kërkon rikthimin në “status quo ante”, pra gjendjen e mëparshme ekzistuese, ndërsa shtoi se do të zhvillojë takime diplomatike për të shprehur shqetësimet e tij me 60 liderë botërorë, mes të cilëve nuk ngurroi të përmendte edhe Vladimir Putinin dhe Xi Jinping.
Ai listoi kërkesat e Beogradit si më poshtë:
- Shpallja dhe mbajtja e zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e OSBE-së dhe Misionit të BE-së;
- Zbatimi i nenit 9 të Marrëveshjes së parë të Brukselit përmes kthimit kolektiv të serbëve në Drejtorinë Rajonale të PK-së Veri;
- Kthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksione gjyqësore;
- Tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara në veri të Kosovës, si dhe tërheqjen e tyre nga të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime jetike publike dhe administrative për qytetarët nga viti 1999 deri në mbylljen e tyre të paligjshme në vitin 2024;
- Formimi urgjent dhe përfundimtar i Asociacionit të Komunave Serbe, pa turbullira dhe lojëra të mëtejshme politike, na është e qartë se për 12 vjet ishte vetëm një lojë për të blerë kohë, me qëllim që të mos formohet kurrë. dhe kjo me këtë i anulon të gjitha të drejtat e serbëve.
- Zbatimi i menjëhershëm i garancive të Bashkimit Evropian dhe SHBA nga 28 dhjetor 2022 dhe lirimi i menjëhershëm i të gjithë të burgosurve politikë që u arrestuan nga ana e Policisë së Kosovës.
- Mundësimi i menjëhershëm i transaksioneve të pandërprera të pagesave dhe shërbimeve postare.
Vuçiç theksoi se këto kërkesa do të përcillen në aktivitetet e ardhshme ndërkombëtare që do të përfshijnë bisedime dhe ngjarje të veçanta brenda sistemeve të OKB-së dhe OSBE-së, si dhe ngritjen e vetëdijes për shkeljen e të drejtave të njeriut të serbëve brenda Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.