21:12 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tensionet tek protesta e Astirit, paralajmëron Petrit Vasili: Nëse afrohet policia e gjithë Tirana…

18:49 | 20/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tensionet tek protesta e Astirit, paralajmëron Petrit Vasili: Nëse afrohet policia e gjithë Tirana…

Protestuesit e Astirit kanë deklaruar se ata janë paqësorë dhe nuk kërkojnë trazira por anullimin e projektit të Unazës së Madhe dhe vlerësimin e pronave të tyre në mënyrë të drejtë.

Ata kanë bërë thirrje ndaj Ambasadës Amerikane të akredituar në Tiranë që të dalë në mbështetje të tyre pas ndihen të ërcënuar nga prezenca e policisë pranë vendit ku po protestojnë.

Në protestë gjatë mbrëmjes së sotme ishin të pranishëm edhe disa përfaqësues të opozitës ndër ta ish-deputeti Petrit Vasili, Endrit Braimllari, Përparim Spahiu, Floida Kërpaci dhe Oriola Pampuri.

Petrit Vasili deklaroi nga gjatë fjalës së tij se opozita ju jep fjalën se nëse policia do të afrohet e gjithë Tirana do të bashkohet me protestuesit dhe ti dërgojnë hajnat aty ku e kanë vendin.

“Ju jeni burra dhe gra trima që jo thjesht keni mbrojtur pronën tuaj, por keni mbrojtur dhe dinjitetin tuaj dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ju jeni pëballur këto ditët e fundit me një polici që është kthyer në një bandë hajnash, me një polici që drejtohet nga një gjeneral tradhëtar i popullit të tij, i cili ka zgjedhur të tradhëtojë popullin dhe të bëj paqe me kryehajdutin e Shqipërisë që quhet Edi Rama. Sot nga ky shesh ju japim fjalën të gjithë qytetarëve të Unazës së Re, por edhe një paralajmërim shumë të rreptë dhe shumë të hekurt për policinë. Në çdo sekondë që do të guxojnë të afrohen, e gjithë Tirana është sy pafjetur dhe do të jetë këtu bashkë me ta dhe do nxjerrë të tërë hajnat të shkojnë atje ku e kanë vendin. Këta kanë zgjedhur ta plaçkisin popullin, këta kanë zgjedhur që ta trembin popullin, ta plaçkisin popullin, ja ku e kanë përgjigjen. Asnjë nuk ka frikë nga ta, asnjë nuk pyet për ta, këta vetëm po e bëjnë më të zi fundin e tyre si qeveri. Koha e tyre për të ikur ka ardhur dhe ka kaluar. Koha e tyre ka mbaruar. Janë kthyer më kufoma politike që qelben erë. Sot një qeveri, të cilën populli nuk e sheh dot me sy, gjënë e vetme që duhet të bëjë një sahat e më parë është të largohet. Meqënëse nuk do të largohet me të mirë, atëherë populli do ta largojë me pahir. Sepse ndryshe nuk kuptojnë. Këtu ka ngritur dorën dhe kanë guxuaer të prekin, të arrestojnë dhe të ndalojnë njerëz të ndershëm që mbrojnë pronën e tyre dhe të ruajnë me policë, me forca të ndërhyrjes së shpejtë, me gardë e më të tjerë një tufë hajdutësh, të cilët edhe nesër do të kenë pafytyrësinë të shkojnë në parlament. Koha e kusarëve ka mbaruar, sot është koha e qytetarëve. Qytetarë të Unazës së Re na keni me vete ditë dhe natë. Ju jeni pa gjumë, edhe ne jemi pa gjumë. Ju vigjiloni mbi pronat, vetëm një fjalë e juaj dhe do të na keni në çdo orë të ditës dhe të natës. Jemi me ju”, deklaroi Vasili.

Nga ana e saj, Oriola Pampuri tha se Edi Rama është diktator dhe se po i vjen fundi.Sipas Pampurit, Sandër Lleshaj urdhëroi arrestime sot në Unazën e Re.

Situata në Unazën e Re duket se është mjaft e tensionuar, tensione të cilat kanë nisur që mbrëmjen e kaluar dhe që vijoi sot me procedimin e 6 protestuesve.

Ndërkohë mësohet se protestuesit kanë hedhur edhe disa kapsolla.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/622305678200459/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: petrit vasiliprotesta e Astirit
Pas

Operacioni antidrogë “Petruna”, arrestohen 10 persona (Foto+Video)

Para

Gara për kreun e Gjykatës së Lezhës, zgjidhet gjyqtarja Elsa Ulliri

Para

Gara për kreun e Gjykatës së Lezhës, zgjidhet gjyqtarja Elsa Ulliri

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Përpjekje të paligjshme dhe të turpshme”, SHBA sanksionon raportuesen e OKB-së për Palestinën

Lufta në Gaza, Trump pas takimit me Netanyahun: Mund të kemi një armëpushim këtë javë ose javën tjetër

Gjykata e Seulit urdhëron arrestimin e ish-Presidentit të Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol për pesë akuza penale të rënda

Ukraina kërkoi sistemin Patriot, Trump: Është shumë e kushtueshme

Orban: Zgjidhja e krizës në Ukrainë kërkon takim Putin-Trump

Trump shpall tarifa të reja ndaj 7 vendeve partnere, përfshi Filipinet dhe Moldavinë

37 tërmete brenda disa orëve në Guatemalë shkaktojnë viktima, dëme, evakuime dhe rrëshqitje dheu

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një deklaratë të fuqishme nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Marco Rubio

Theth/Në kuadër të operacionit për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura, është realizuar prishja e një objekti dykatësh

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.