19:05 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tensionet zgjedhore në vend, Osmanaj: Opozita totalisht legjitime, KQZ sot shkeli sërish Kushtetutën

17:07 | 18/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tensionet zgjedhore në vend, Osmanaj: Opozita totalisht legjitime, KQZ sot shkeli sërish Kushtetutën

“E vetmja është Gjykata Kushtetuese ajo që mund të vendosë se jemi në një situatë për të vazhduar zgjedhjet apo jo”, deklaroi anëtari i KQZ-së, Hysen Osmanaj në studion e lajmeve të Fax News lidhur me qëndrimin e tij nëse duhet të shkojmë apo jo në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Lidhur me deklaratën e sotme të KQZ-së ku shprehej se nuk e njihnin dekretin e Metës dhe se ky institucion do vijonte punën për të shkuar në zgjedhjet e 30 Qershorit, Osmanaj u shpreh: “Sot këta anëtarë kanë dalë me një deklaratë ku janë shprehur se duhet të fillojë procesi zgjedhor. Edhe kjo deklaratë në shkelje të Kushtetutës sepse kemi një dekret të dhënë nga Presidenti për anullimin e përkohshëm të tyre deri në caktimin e një date tjetër”.

“Mbi gjysmën e bashkive nuk ka kandidatura alternative. Sot forcat të cilat konkurojnë nuk kanë një program elektoral por bëhet një politikë kombëtare kundër njëri-tjetrit. Është një fushatë më keq se politike, nuk është një fushatë për të zgjedhurit vendor që do të zgjidhnin problemet e qytetarëve”, tha juristi duke analizuar edhe mënyrën se si kandidatët aktual për të drejtuar bashkitë e vendit po e bëjnë fushatën.

Duke folur për ndërhyrjen e Policisë por të mos lejuar protestuesit dhe punonjësit e bashkive për të larguar materialet zgjedhore nga vendet e caktuara si KZAZ por që janë në pronësi të pushtetit lokal, Osmanaj tregoi se ka pasur një marrëveshje midis KQZ-së dhe Policisë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Në praktikën tonë ne kemi pasur një memaorandum bashkëpunimi me Policinë. Në disa vende, dhe jo shumë larg, përfshirë edhe Kosovën e Maqedoninë e Veriut e kanë një organ të tillë, ku Policia e Shtetit, KQZ, Prokuroria bashkëpunojnë për administrimin e zgjedhjeve. KQZ në këto moment është në një situatë shumë të vështira, dhe unë shpresoj e besoj që të mos shkojmë në një situatë përplasjeje dhe bëj thirrje që të shqyrtohet dekreti i Presidentit dhe të ulen palët në tavolinë, të diskutojnë dhe ndajnë idetë e tyre që të shkojmë realisht në zgjdhje të barabarta, të ndershme dhe të lira”.

Lidhur me përgjimet e Bild të publikuara pasditën e djeshme nga gazeta gjermane, e pyetur nga gazetarja Klaudia Karabolli për komentin që ai kishte, Osmanaj dha këtë përgjigje:

“Personalisht ndihem i trishtuar për ato që kanë ndodhur, jo se kanë ardhur si të papritura sepse kemi qenë të parainformuar se ka pasur raste të intimidimit të zgjedhësve, blerjes së votave etj. Ne kemi konstatuar se është përdorur administrate publike si dhe objektet publikë për fushatat elektorale”.

Ndërkohë për pozicionin në të cilën ndodhet opozita Mendoj se opozita si dhe një alternativë të mundshme për të ç’tensionuar palët dhe për t’i ulur ato në tryezën e dialogut, Osmanaj shprehet: “Sot opozita është totalisht e legjitimuar, sidomos me daljen e përgjimeve sepse më parë isha edhe unë skeptik. Por si dikush që don të ul tensionet, shpreh mendimin se palët duhet të ulen. Nuk mund të rri indiferent pavarësisht se jam jurist për situatën në të cilën ndodhet vendi. Në emër të familjes dhe të vendit, sepse të gjithë jemi politizuar këto kohë, palët duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje. Jemi në një krizë shtetërore, politike, institucionale dhe Presidenti i Republikës ju dha një zgjidhje me dekretin që nxori, ju dha kohë mjaftueshëm që të mos shkohet drejt një akti tjetër siç është ajo e shpërndarjes së parlamentit”, tha Osmanaj

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/703367406749362/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Hysen Osmanaj
Pas

Aksident i rëndë në ‘Rrugën e Kombit’, 1 i vdekur 2 të plagosur

Para

Marrëveshja me World Vision, AlbChrome mbështet fëmijët me nevoja të veçanta

Para
Marrëveshja me World Vision, AlbChrome mbështet fëmijët me nevoja të veçanta

Marrëveshja me World Vision, AlbChrome mbështet fëmijët me nevoja të veçanta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulm i drejtpërdrejtë ndaj SHBA/ Irani godet bazën amerikane në Katar me raketa

Mbi 24 mijë rroba të falsifikuara bllokohen në Kukës, logot e markave sportive nën hetim

Alarm në zonat rurale të Lushnjës/ Rekord zjarresh, mendohet për djegiet e qëllimshme

Rrezik sulmi ndaj bazës amerikane në Katar, Irani vë në shënjestër Al-Udeid

Pezullohen fluturimet drejt Tel Avivit, Air France: Nuk udhëtojmë deri më 14 korrik

“Izraeli, një shtet liliput kundër një gjiganti”, Jazexhiu zbardh prapaskenat e përplasjes me Iranin

New York, ku një mësuese 22-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka dërguar imazhe me përmbajtje seksuale të hapura një nxënësi vetëm 14 vjeç.

Trupa me duar e këmbë të lidhura në ujërat e Ibizës, dyshohet për vrasje të emigrantëve

Asllan Dogjani nxirret me forcë nga KAS: “Rama i kapur nga mafia, Shqipëria po merr fund”

Nga postimet në rrjete sociale te truket ushtarake: Si vendosi Trump të sulmojë Iranin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.