Është tensionuar situata në zonën e Astirit në Tiranë ku banorët janë përplasur me policinë për shkak se ARRSH-ja ka çuar në terren disa grupe inspektimi, që janë shpërndarë në të gjithë lagjjen.
Po ashtu gjatë paradites së sotme përgjatë gjithë aksit rrugor ekzistues janë hequr shtyllat e ndriçimit, ku duket se po i hapet rrugë prishjes brenda pak ditëve të banesave.
Duhet thënë se shumica prej protestuesve janë gra dhe fëmijë, të cilët kanë sfuiduar sot dhe kushtet e vështira të motit, me reshjet që i kanë shoqëruar përgjatë gjithë ditës.
Protestuesit shprehen se ata nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të plotësohen. Edhe më herët banorët u shprehën për mikrofonin e Fax News se ata nuk do të lejojnë që të hidhen në rrugë në mënyrë të padrejtë nga Edi Rama dhe nga Erion Veliaj.
Protestës i janë bashkuar dhe disa nga deputetët e opozitës, të cilët ditët e fundit janë vendosur mes policisë dhe qytetarëve, për të shmangur agravimin e mëtejshëm të konfliktit.
(E.K/FAXWEB.AL)