Pas dy orësh nga nisja e protestës, duket se tashmë kanë nisur dhe momentet e para të tensionit, ku janë djegur disa goma, dhe policia ka bërë gati makinën që do të hedhë ujë për shpërndarjen e turmës.
Po hidhen edhe shishe uji në drejtim të efektivëve të rendit, nga disa të rinj protestues.
Turma është ndezur gjatë momenteve kur ka qenë duke folur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se qeveria Rama i ka ditët e numëruara.
“Sot ne jemi këtu dhe do të jemi gjithmonë sa herë që shushunjat do mblidhen në seanca. Nuk do të lodhemi asnjëherë. Sot dua t’ju them diçka, Rama ka dështuar, dështoi me politikat e tij, me vendet e reja të punës, i katandisi shqiptarët si emigrantë.
Dështoi me taksat e larta dhe me policinë, ku policia pranon vetë që ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët e vet.
Ka dy arsye që e bën këtë: O je kriminel ose je i çmendur dhe ke hakmarrje për të tjerët”, u shpreh Kryemadhi.
Vijon…