17:43 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tentativa e arratisjes së At Zef Pllumit, momentin kur u kap në shpellë nga komunistët nga tekniku i pyjeve (FOTO)

14:00 | 24/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tentativa e arratisjes së At Zef Pllumit, momentin kur u kap në shpellë nga komunistët nga tekniku i pyjeve (FOTO)

Historiani Kastriot Dervish ka sjellë një tjëtër dëshmi nga komunizmi. Ai ka publikuar një foto të kleirkuttë  njohur At Zef Pllumi dhe goditjen që i dha regjimi komunist.

Dervishi ka publikuar një foto nga tentativa e At Zef Pllumit për t’u arratisur në Ish-Jugosllavi por kapet nga tekniku i pyjeve dhe më pas fillon kalvari tjetër i burgimit. 

POSTIMI I DERVISHIT
50-vjetori i arrestimit të dytë
At Zef Pllumi dhe vigjilenca e “njeriut të ri”
Në Shqipërinë komuniste nuk ishin vetëm njerëzit e regjimit keqbërës. Propaganda krijoi “njeriun e ri”, shërbëtorin më të verbër ndaj atij sistemi. “Njeriu i ri” i droguar nga ideologjia komuniste, përkundrejt një teneqeje dekoratë, apo fletëlavdërimi, kujtonte se duke i bërë keq tjetrit i shërbente atdheut.

Historia që po tregoj është e vitit 1967, kohën kur Shqipëria komuniste mbylli institucionet fetare dhe goditi gjithë klerin e vendit. Njëri prej këtyre klerikëve, Zef Pllumi, duke mos e duruar dot atë gjendje, provoi të arratisej nga Shqipëria nëpërmjet kufirit tokësor në Rrethin e Shkodrës.

U nis i vetëm drejt kufirit. Mori drejtimin e Qafës së Pejës. Arriti t’i shpëtojë syrit të rojeve kufitare të postës së Thethit, por jo syrit të “njeriut të ri”. Në bjeshkët e Nikçit “njeriu i ri”, vigjilonte. 8 punonjës të ndërmarrjes së pyjeve e pikasën dhe kërkuan dokumentin që duhej për të qarkulluar në ato zona. Ata dyshuan dhe e shoqëruan.

Procesverbali “për kapjen e personit të dyshimtë Zef Gjeto Pllumi” u hartua nga kryetari i këshillit popullor të zonës, tekniku i pyjeve, kryetari i kooperativës Nikç dhe sekretari i organizatës bazë të partisë. Tekniku i pyjeve (i fotos), i përkushtuar deri në fund për realizimin e poshtërisë së tij, me dy punëtorë dhe dy pushkatarë e dërgoi At Zefin në Tamarë, pikërisht atje ku do ta merrnin njerëzit e specializuar të regjimit, të cilët do t’i jepnin dënimin e dytë me 25 vjet burgim.

At Zef Pllumi u burgos dy herë nga regjimi komunist në periudhat: 15.10.1946-15.10.1949 dhe 27.9.1967-11.4.1989. Kësisoj qëndroi 25 vjet i burgosur.

Fotoja që bashkëlidhet tregon çastin e ndalimit të At Zef Pllumit më 27 shtator 1967. Tekniku me emrin Marash në emër të “njeriut të ri” bën ndalimin në kufi.

 

Etiketa: AT ZEF PLLUMITfoto
Pas

Flet Borina, shqiptarja që e vramë ne të medias

Para

Kapet me drogë në makinë në Yzberisht, arrestohet i riu nga Kruja

Para
54 kilogramë drogë në banesë, arrestohen dy persona në Sarandë

Kapet me drogë në makinë në Yzberisht, arrestohet i riu nga Kruja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Deputetja bën thirrje për ndalimin e burkës në Britani, si reagoi Keir Starmer

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas/ Dhjetëra të burgosur jashtë qelive të tyre, dy oficerë të plagosur

Zyrtarët e imigracionit në SHBA, urdhër për rritjen e numrit të arrestimeve

Sondazhi: Shumica e britanikëve pro një embargoje të plotë armësh kundër Izraelit

Përplasje fizike në Parlamentin e Bullgarisë. Revolta nga Partia e ekstremit të djathtë, kundër hyrjes në eurozonë

Meksika ‘kërcënon’ SHBA, presidentja Sheinbaum: Javën e ardhshme do të shpallim masat ndaj tarifave të Trump

Putin refuzon bisedimet me Zelenskyn: Kërkojnë paqe, por godasin civilët

Degradimi i mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë, arrestohen 17 persona në Kosovë

Shtohen fluturimet jashtë vendit për pushime, vendet fqinje mbeten të preferuara

Berisha takon eurodeputetin Michael Gahler: Zgjedhjet e 11 majit, farsë elektorale me përfshirje kriminale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.