Në lidhje me tentativën për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të 2016-ës dhe rrëmbimin e sekretarit të përgjithshëm të Presidencës së Turqisë, Fahri Kasirga, 18 të akuzuar janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe me nga 12 vjet shtesë, raporton Anadolu Agency.
Pesë puçistë të akuzuar janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe dhjetë vjet burgim shtesë, ndërsa ish-komandanti i gardës së presidentit Muhsin Kutsi Baris u dënua me burgim prej 12 vjetësh.
Ndërkaq, dy ushtarë që ishin të akuzuar në këtë rast janë liruar. (M.D/Shuplaka)
Discussion about this post