Policia arreston 39-vjeçarin i cili mbrëmjen e kaluar tentoi të përdhunonte, një vajzë tek Rruga e Elbasanit.
Sipas të dhënave të policisë, rezulton se Besim Lami është pronar i butikut ku punonte vajza, madje vite më parë është dënuar për shfrytëzim prostitucioni.
Ka qenë vetë shitësja 30-vjeçare me inicialet K.Z, e cila ka denoncuar në polici rastin.
Në dëshminë e saj në polici, vajza tregon se pronari i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale, por pasi ajo nuk kishte pranuar, ai kishte tentuar ta përdhunonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:30, në ambientet e butikut tek “Rruga e Elbasanit”.
Njoftimi i policisë:
Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar shtetasin shtetasi Besim Lami, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytezim prostitucioni.
“Ky shtetas më datë 22.01.2017, rreth orës 21:30, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se ka dhunuar fizikisht për të kryer mardhënie seksuale pa dëshirën e saj, me shtetesen K. Z., banuese në Tiranë”- njofton policia. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post