Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan.
Një person, në përpjekje për të grabitur një dyqan ka hasur në rezistencën e shitëses, thanë burime policore. Gjatë përleshjes, autori e ka qëlluar me çekiç në kokë duke e lënë të plagosur.
Shitësja ka përfunduar në spital, ndërkohë autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Sakaq, policia është duke punuar për të zbardhur ngjarjen e plotë.