Një person ka tentuar të vjedhë një pikë të këmbimit valutor këtë të enjte në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.
Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45.
Autori i dyshuar ka tentuar të kryejë grabitjen duke përdorur një send në dukje armë zjarri.
Policia njofton se ka administruar kamerat e subjekti, dhe se po kryen kontrolle në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:45, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar, duke përdorur një send në dukje armë zjarri, ka tentuar të vjedhë në një pikë të këmbimit valutor.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë administruar kamerat e subjekti, si dhe po kryejnë kontrolle në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.