Një person ende i pa identifikuar është qëlluar nga ushtarët në qarkun e kazermës “Goce Dellçev” në Maqedoninë e Veriut, teka ka tentuar të hyjë me forcë brenda rrethimit të ushtrisë.
Njoftimi ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes në shtetin fqinj, teksa ndër të tjera shprehet se ngjarja ka ndodhur herët në mëngjes rreth orës 02:53.
Sipas Tetova News, ushtria e ka paralajmëruar disa herë personin verbalisht e më pas duke parë sjelljen e agresorit është dashur ta plagosin atë në thembrën e këmbës së djathtë.
Personi ka marrë ndihmën e parë dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Discussion about this post