Një 42-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Kakvijës pasi tentoi të kalonte kufirin edhe pse ishte i shpallur në kërkim nga policia. Bëhet fjalë për Agim Saliajn i cili është i dënuar nga gjykata me 1 vit burg për dunë në familje.
DETAJE:
Nga shërbimet e kufirit të gjelbër Kakavije, në afërsi të S.P.K.Kakavije, është kapur në tentativë të kalimit kufirit shtetasi i shpallur në kërkim:
– Agim Saliaj, 42 vjeç, banues në Cakran, Fier, pasi: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier me shk.9966/3, datë 07.10.2016 , ka dërguar urdhërin nr.784, datë 07.10.2016, për ekzekutimin e vendimit nr.634, datë 28.07.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila e ka dënuar me 1 (një) vit burg për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a-1 i Kodit Penal. (J.V/Faxweb)