Në portin e Durrësit janë sekuestruar 4.6 kilogramë përzierje lënde narkotike marjiuanë në gjendje të lëngët. Në prangat e policisë ka rënë 28 vjeçari Pashk Kola pasi në mjetin e tij tip furgon iu gjet l♪7nda narkotike.
DETAJE:
Goditet një rast trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike në Portin e Durrësit. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Durrës ka goditur një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 4.6 kg përzierje lënde narkotike në gjendje të lëngët.
Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.
Sherbimet e Drejtorise Vendore te Kufirit dhe Migracionit Durrës në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi: • Pashk Kola vjeç 28, banues në Lezhë.
Më datë 23.07.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin furgon tip “Fiat”, me targa AA 246 PU, me drejtues shtetasin Pashk Kola, pas një analize të hollësishme risku dhe verifikimeve të tjera nga Specialistët e vijës së dytë të Kontrollit dhe skanimit që i’u bë mjetit, në pjesën e përparme të tij, tek dera e shoferit u gjet lëndë narkotike. Veprimet e mëtejshme hetimore u kryen nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ku gjatë peshimit rezultoi: • 4.6 kg përzierje me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë, në gjëndje të lëngët. Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi I lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/ a i Kodit Penal.