Një shtetas turk është arrestuar ditën e sotme nga Policia kufitare e Durrësit. Kjo për shkak se përmes 1oo eurove ai është përpjekur të korruptojë një nga punonjësit që kontrollojnë qytetarët.
Ai kërkonte të kalonte drejt Italisë ndërkohë që nuk ishte i pajisur me vizë.
Njoftimi:
Tenton të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare. Në brendësi të pashaportës vendos 100 €, në mungesë të një vize për të kaluar në shtetin Italian. Arrestohet në flagrancë shtetasi turk.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës ndaluan shtetasin:
-Mursel DAGLI 32 vjeç, banues në Turqi. DAGLI, më datë 11.07.2017, pasi është paraqitur në S.P.K.M. Durrës për të udhëtur në Itali me tragetin e linjës Bari – Durrës, në momentin e dhënies së pasaportës kontrollorit, ka tentuar ta korruptojë duke vendosur në brendësi të pashaportës shumën prej 100 €. Shtetasi I mësipërm nuk kishte vizë për të kaluar në shtetin Italian.
Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës është e vendosur të luftojë korrupsionin dhe nuk bëhet palë me të. Materialet I kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar në nenet 244 dhe 297 të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)