Ditën e djeshme aktivisti Zirkon Disha pati një përplasje me një nga punonjësit e gardës përpara Kryesisë së Kuvendit, për shkak se ishte duke filmuar kërpudhat e vendosura përpara kryeministrisë.
Duke iu referuar deklaratave të Ramës, se Shqiponja e hequr në zonën e Doganës në kryeyqytet ishte vulgare, aktivisti ka ngritur pyetjen se çfarë vlerë ka hyrja e ndryshuar e kryeministrisë apo kërpudhat e vendosura në lulishte.
Disha ka rrëfyer se punonjësi i gardës kishte tentuar që t’i thyente telefonin dhe nuk i kishte dhënë asnjë shpjegim se cilin prej ligjeve kishte shkelur aktivisti.
“Ai ishte punonjës i gardës për pjesën e kryeministrisë, dhe unë nuk e dija se kush ishte. Më kapi celularin dhe u përpoq që të ma thyente, vijoi që të më kërcënonte, duke thënë se duhet ta ndiqja, i tashë që të ruante distancën, dhe i thashë që nuk mjafton që të më thoshte se ishte punonjës i gardës, sa kohë që unë nuk kisha mundësi që ta identifikoja.
Më kërkoi që të futeshim te rrugica e kryesisë së Kuvendit që të nxjerr në zonën e Bllokut, dhe i tashë që nuk mund ta shoqëroja dhe diskutimin duhet ta bënim në një zonë të ndriçuar.
Njoftoi policinë, më kërkuan sqarime, iu tha punonjësve të policisë se kisha kundërshtuar punonjësit e gardës. Punonjësit e policisë na morën gjeneralitetet të dyve, dhe më pas iu sqarova se personi nuk më ishte identifikuar.
Unë më pas kam lajmëruar dhe avokatin tim, pas disa telefonatash me shefat e tyre, ata vendosën që të mos më shoqëronin. Punonjësi i gardës nuk më tregoi asnjë ligj, duke thënë se kërpudha ishte një objekt i rëndësisë së veçantë. Në atë zonë ka mijëra njerëz që bëjnë foto, dhe nuk ka pse të jetë e ndaluar për mua”, u shpreh Disha në studion e Fax News.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post