Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës, ku një 38-vjeçare ka humbur jetën për shkak se ra në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se viktima është I.A. 38 vjeç, e cila mëngjesin e sotëm ka tentuar që të ndezë pompën e ujit, po fatkeqësisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka humbur jetën.
38-vjeçarja u dërgua me shpejtësi në spital, por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë gjatë rrugës.