Gjykata e Elbasanit ka lënë të lirë 36-vjeçarin Olsi Çanga i cili akuzohet se përdhunoi studenten Rovena Zeka. Prokuroria ka kërkuar 40 ditë burg për sqarimin e rrethanave.
Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke argumentuar se ka mungesë provash.
Studentja me origjinë nga Shkodra, e cila ka jetuar prej 22 vitesh në Itali dhe ka ardhur me studime në Shqipëri nëpërmjet programit të shkëmbimit të studentëve “Erasmus”, përjetoi tmerrin e jetës pak ditë më parë ne Elbasan.
Ajo rrëfen se ka qenë duke shkuar në një dyqan cigaresh kur është ndjekur nga një makinë e bardhë tip “Golf”, ku tre persona brenda automjetit e kanë ngacmuar fillimisht me fjalë të pista dhe e kanë kërcënuar.
Nga frika, 22-vjeçarja tregon se ka memorizuar targën dhe e ka denoncuar në polici, por nuk pati asnjë reagim nga uniformat blu. Djemtë u rikthyen sërish më vonë, me një tjetër makinë dhe njëri prej tyre e ka ndalur dhe ka tentuar që ta përdhunojë.
“Unë dola nga shpija dhe shkova te dyqani i cigareve. Erdhi një “golf” i bardhë dhe filloi të më kërcënojë me fjalë të pista, mora targën e makinës dhe thirra policinë, por më pas ato ndërruan makinë. Kaluan disa orë dhe polica i ndali, por nuk veproi. Kam lindur në Shkodër, por kam jetuar në Itali. Faji nuk është i Shqipërisë, por i edukimit, se kjo gjë mund të më kishte ndodhur gjithkush. Por është faji i personave që nuk përdorin kokën. Kur po kthehesha në shpi, se e pashë që makina u largua. Dhe një nga djemtë kishte ikur nga makina dhe unë për të mos u treguar se ku ishte shtëpi, ndërrova rrugë. Sa kalova rrugën, mbrapa pemëve më kapi nga fyti dhe më rrëzoi përtokë, më hypi sipër dhe filloi të më prekte. Fakti që kisha një ‘body’ nuk mund të ma tërheqte. Ma shkyu, kur më zbërtheu pantallonat u ndez një dritë, se po bërtisja fort dhe ai iku.”- ka deklaruar Rovena në media.