Shtetasi Henri Talo, 25 vjeç, banues në Laç i cili është shpallur në kërkim nga policia pasi sëbashku me shokun e tij kanë tentuar të përdhunojnë një 22 vjeçare, nuk është i panjohur për policinë dhe drejtësinë pasi ai rezulton i dënuar me 3 vite burg.
Talo është dënuar nga gjykata në janar të këtij viti pasi bashkë një person tjetër po nga Laçi, morrën peng për disa orë dy studente.
Fakti që është ende i lirë, nuk dihet ende nëse 25 vjeçari e ka kryer dënimin apo ka fituar ndonjë amnisti.
Ditën e djeshme në Rrugën e Kavajës, Henri Talo sëbashku me 26 vjeçarin Armonel Bruka, kanë tentuar të përdhunojnë një 22 vjeçare.
E reja F.L, banuese në Tiranë, i ka denoncuar dy djemtë në polici dhe ka shpjeguar se ata e morrën me forcë në makinën tip ‘Volksvagen’ dhe më pas tentuan ta përdhunonin por 22 vjeçarja fatmirësisht ka mundur të largohet në kohë. (M.D/SHUPLAKA)