Një 43-vjeçar në Fier është vënë në prangat e policisë pas denoncimit të bashkëshortes, e cila e ka akuzuar se ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Arti Baka, banues në Levant ë Fierit, u arestua pas kallëzimit penal të ngritur nga e dëmtuara, bashkëshortja 29-vjeçare.
Ajo denoncoi se i shoqi e dhunonte vazhdimisht në prani të fëmijëve, duke e shtyrë në disa raste të tentonte vetëvrasjen duke prerë damarët ose pirë fotoksinë.
Materialet për këtë rast i janë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprat penale ““Shkaktimi i vetëvrasjes i mbetur në tentativë” dhe “Dhunë në familje”. (XH.A/SHUPLAKA)