12:46 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tentoi të rrëmbejë 18-vjeçaren me ‘’BMW X6’’, kush është 21-vjeçari nga Tirana (FOTOT)

10:38 | 02/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tentoi të rrëmbejë 18-vjeçaren me ‘’BMW X6’’, kush është 21-vjeçari nga Tirana (FOTOT)

Një 21 vjeçar nga Tirana ka rënë nën  prangat e policisë së Tiranës ditën e djeshme nën akuzën e përndjekjes. Ai quhet Irind Kateshi, dhe nga fotot që publikohen duket mjaft mirë edhe makina e tij ‘’BMW x6’’ në ngjyrë të kuqe.

Prej muajsh ai e përndiqte vajzën, ndërsa para dy ditësh ai ka tentuar të fus me forcë në makinën e tij një 18 vjeçare të identifikuar si Xhoena. N nga Skrapari.

Kjo ngjarje ka arritur të parandalohet falë ndërhyrjes në kohë të forcave të rendit. Fillimisht vajzës i kanë ardhur në ndihmë disa kalimtarë të rastit, por nga ana tjetër, ajo kishte telefonuar më parë Policinë, duke denoncuar përndjekjen, duke qenë se kishte pikasur të riun që e ndiqte.

Policia e Tiranës tha dje se shërbimet e Komisariatit nr.1 arritën të arrestonin në flagrancë studentin 21-vjeçar Irind Kateshi, i cili akuzohet për “përndjekje”. Ndërsa pas ndërhyrjes së Policisë, adoleshentja Xhoena N., u paraqit në Komisariat ku denoncoi edhe me shkrim ngjarjen.

KALLEZIMI

Të mërkurën, rreth orës 22:45, është paraqitur në Komisariatin nr.1 shtetasja Xhoena N., 18 vjeçe, nga Skrapari dhe banuese në Farkë të Vogël të Tiranës, e cila ka denoncuar se është përndjekur nga një person, i cili ka tentuar ta fusë me forcë në makinë.

Në kallëzimin e dhënë adoleshentja ka deklaruar se prej kohësh përndiqet nga ana e shtetasit Irind Kateshi, duke i krijuar gjendje frike e ankthi dhe pasiguri për jetën.

“Konkretisht, sot (të mërkurën), rreth orës 22:30, Irind Kateshi më ka pritur në rrugë dhe ka tentuar të më fusë me forcë në makinën e tij. E kisha parë makinën nga larg dhe telefonova Policinë, pasi ky person më përndiqte prej kohësh. Është dashur ndërhyrja e personave të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë ndërprerë veprimet e Irind Kateshit”, ka deklaruar në kallëzimin e saj 18-vjeçarja Xhoena N.

ARRESTIMI

Menjëherë pas telefonatës së 18-vjeçares dhe adresës së dhënë nga ana e saj, shërbimet më të afërta të Komisariatit nr.1 janë nisur drejt vendngjarjes. Në momentin që Policia ka mbërritur aty, ka parë që disa persona i kishin ardhur në ndihmë denoncueses, ndërsa personi i dyshuar po tentonte të largohej me makinën e tij tip “BMË X6”.

Policia i ka bërë shenjë të ndalojë dhe 21- vjeçari Kateshi është bindur. Më pas ai është shoqëruar në Komisariatin nr.1, ku është marrë në pyetje rreth ngjarjes, derisa në orën 02:00 të ditës së djeshme i është komunikuar arrestimi me akuzën e përndjekjes.

Vetë i arrestuari ka mohuar akuzat, duke pretenduar se thjesht ka dashur të bisedojë me adoleshenten dhe t’i kërkonte asaj një lidhje dashurie, pasi e pëlqente. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: bmw x6i riuIrind Kateshitentoi rrembiminvajza
Pas

Igli Cara jashtë listave të PD-së, çbëri dje në Durrës (FOTO)

Para

Rama gjen “fajtorin” që e ka penguar të bëjë shtet

Para
Rama gjen “fajtorin” që e ka penguar të bëjë shtet

Rama gjen “fajtorin” që e ka penguar të bëjë shtet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Frikë për sigurinë dhe hakerat, Britania në dilemë për ambasadën e re kineze në zonën historike të Londrës

Mickoski dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Osmani kërkon masa të menjëhershme

Manastirliu: Mbi 27 mijë tekste të shpërndara në vende të ndryshme ku mësohet gjuha shqipe

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të makinës ku lëvizte një 35-vjeçar, shpallen në kërkim dy vëllezër

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë, arrestohet dhe gjobitet 35-vjeçari në Elbasan

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Ilir Meta sot në SPAK për t’u njohur me akuzat, mbërrin në prokurori avokati i kreut të PL

Ish-shefat e sigurisë së Izraelit thirrje presidentit amerikan: Trump të ndihmojë në përfundimin e luftës në Gazë!

Berisha akuza kreut të SPAK: Mashtroi lidhur me paditë e PD për zgjedhjet e 11 majit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.