Një sasi prej 72 kg marjuanë është kapur në kufirin greko-shqiptar.
Sipas informacioneve paraprake droga është kapur në Kostur, ku është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelber. Gjatë kontrollit nga forcat e policisë është vën re se brenda mjetit luksoz fuoristradë tip “Mercedes-Benz”, u gjetën dhe sekuestruan 5 çanta që permbanin 50 pako me 72 kg marijuanë.
Është sekuestruar gjithashtu dhe 1 celular e 6 karta SIM. Në pranga është drejtuesi i mjetit, shqiptar rreth 44-vjeç.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.