Operacioni “Tempulli” mundëson arrestimin e një 59-vjeçari në Dibër, në pikën e kalimit kufitar Bllatë në tentativë për të kaluar 7 pako me 710 gramë kokainë.
Operacioni “Tempulli” mundëson arrestimin e një 59-vjeçari në Dibër, në pikën e kalimit kufitar Bllatë në tentativë për të kaluar 7 pako me 710 gramë kokainë.
Nga burimet policore, mësohet se në pranga ka rënë Rahmi Çela, i cili shpërndante drogë edhe pranë shkollave dhe ambienteve të ndryshme të qytetit dhe së fundmi po tentonte ta trafikonte kokainën drejt Maqedonisë së Veriut me qëllim për ta shitur me doza.
Si pasojë e kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, policia gjeti 7 pako me lëndë narkotike kokainë, në total rreth 710 gramë kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me një sasi parash, 2 aparate celular, 1 peshore elektronike dhe automjeti tip “Sharon”, në pronësi të 59-vjeçarit.
© Copyright 2024, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.
© Copyright 2024, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.