Një 35-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Pikën Kufitare të Muriqanit.
Nga kontrolli i kryer në dalje të Shqipërisë, në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, u gjet një sasi lënde kanabis.
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
NJOFTIMI I PLOTE:
Kontrolle intensive nga Policia Kufitare për parandalimin e goditjen e krimeve ndërkufitare, vihet në pranga një 35-vjeçar nga Kosova.
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, nga Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, u vu në pranga shtetasi kosovar A. S., 35 vjeç.
Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.