Një person në Pogradec ka tentuar ditën e sotme vetëvrasjen. Për shkaqe ende të paditura, ai ka qëlluar veten me armë në kokë.
60-vjeçari, i identifikuar si Vladimir Fezollari, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë tip “Mini-Zastava” dhe dy gëzhoja.
Ai u transportua në Tiranë, për ndihmë të specializuar mjekësore.
Ai kishte lënë edhe një letër lamtumire ndaj familjarëve dhe të afërmve duke shpjeguar se kishte qenë në gjendje të rënduar psikologjike prej kohësh. Letrën ai e kishte lënë mbi tavolinë në banesën e tij.
LETRA:
“Prej kohësh gjendja ime psikologjike nuk më lë të jetoj i qetë. Jam shumë i rënduar dhe më mirë të shkoj në botën tjetër sepse po bëhem barrë për të gjithë ! Kur të lexoni letrën s’dua të fajësoni askënd ! As familjen time as fëmijët e mi! Ata nuk kanë faj për asgjë! Kam vendosur vetë dhe fajtori jam unë! Meë falni për çdo shqetësim familja ime e shenjtë! Më falni për këtë që po i bëj edhe vetes por është më e mira për mua!”
(M.D/ Shuplaka)