29- vjeçar është arrestruar nga Policia e Elbasanit pasi ka tentuar të vjedhi një banesë në lagjen “Partizani”.
Në pranga ka rënë Folorenc Janku, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë nga policia.
Blutë e Elbasanit bëjnë me dije, se 29- vjeçari ka tentuar të vjedhë banesën e E.K.
Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për akuzën “Vjedhje e mbetur në tentativë”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Florenc Janku, 29 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi në Lagjen “Partizani” dyshohet të ketë tentuar të vjedhë banesën e shtetasit E.K.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)