Një tentativë për vjedhje gjatë natës në një dyqan ushqimor në qytetin e Mamurrasit u parandalua në kohë falë reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë së Komisariatit Kurbin.
Pas njoftimit të marrë se një shtetas i maskuar po përpiqej të hynte me forcë në një dyqan, efektivët e Policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Në vendin e ngjarjes, ata kapën në flagrancë autorin, i cili ishte futur në dyqan pasi kishte thyer xhamin e derës me çekiç.
I dyshuari u identifikua si shtetasi A. M., 36 vjeç, banues në Mamurras. Ai u arrestua në flagrancë, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një çekiç, një maskë dhe një kapuç, mjete të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e vjedhjes.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për:
-
“Vjedhja”, mbetur në tentativë
-
“Sigurimi i mjeteve për vjedhje”
-
“Shkatërrimi i pronës”
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore.