Leonard Hasi, 46-vjeç, banues në Mitrovicë të Kosovës, ka rënë në pranga ditën e sotme nga poilcia, pasi ka tentuar të vjedhë 2 shetas hungarez.
Mësohet se 46-vjeçari ka tentuar të vjedhë shtetasit hungarez të identifikuar me inicialet G.B. dhe E.B.
Hasi tentoi ti vidhte shtetasit kur ndaluan makinën në Milot, për të blerë.
Në pamundësi për ta realizuar vjedhjen, ka marrë çantën që ndodhej tek sedilja e pasme e makinës dhe ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë bashkë me çantën në dorë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin
Fillimisht u raportua se ishin dy shtetas gjermanë ata të cilët u përballën me këtë situate, ndërkohë policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen.
Njoftimi i plotë:
“Tenton të vjedhë 2 shtetas hungarez, kapet dhe arrestohet menjëherë nga policia.
Sot, rreth orës 09:00, shtetasit G.B. dhe E.B., banues në Hungari, kanë ndaluar me mjetin e tyre, në Milot, duke u ulur nga makina për të blerë. Në momentin kur ata ishin duke blerë, tek mjeti i tyre është afruar një shtetas me qëllim për të vjedhur makinën e të largohej. Në pamundësi për ta realizuar, ka marrë çantën që ndodhej tek sedilja e pasme e makinës dhe ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë bashkë me çantën në dorë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin”.
(E.V/Faxweb.al)