Një shtetas ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, nën akuzën e kryerjes së veprës penale “Vjedhja”.
Është kryer arrestimi i Danjel Tafmizit, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili tentoi të vjedhë kasafortën e një dyqani në rrugën “Qemal Stafa”, i cili i përket shtetasit me iniciale N. N. 32 vjeç.
I ndaluari ka qenë më parë i dënuar për të njëjtën vepër penale.
Detaje të Policisë së Tiranës:
Më datë 15.05.2017, u arrestua shtetasi Danjel Tafmizi, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse në rrugën “Qemal Stafa”, u kap duke tentuar të vjedhë kasafortën e dyqanit të shtetasit N. N., 32 vjeç, banues në Tiranë. Parashikuar nga Neni 134-22 i Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post