Policia ka arrestuar një 31-vjeçar nga Kruja i shpallur në kërkim për shkak të akuzave për “vrasja me dashje të mbetur në tentativë”.
Ngjarja për të cilën akuzohet Ardian Gjebeshi, ka ndodhur në vitin 2015. 31-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri 25-vjeçarin me iniciale E.N., gjithashtu banues në Krujë.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e një shtetasi, i dyshuar për veprën penale të vrasjes me dashje, e mbetur në tentaivë.
Është ndaluar shtetasi:
-Adrian Gjebeshi (Merlika) 31 vjeç, banues në Krujë.
Ndalimi i tij u bë pasi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësore Krujë me Vendimin Nr. 274, datë 08.10.2015, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin e mësipërm, pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale të “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentative” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve në ambjente të hapura pubike pa leje të organeve kompetente shtetërore”, të parashikuara në nenet 76, 22 dhe 278/5 të Kodit Penal.
Adrian Gjebeshi (Merlika) dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 05.10.2015, ku rreth orës 21:00, në lagjen Nr.1, në qendër të qytetit të Krujës, për motive të dobëta dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri duke e qëlluar dhe plagosur shtetasin E.N. 25 vjeç, banues në Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme. (D.D/Shuplaka)