Policia e Fierit ka arrestuar një 31 vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje të mbetur në tentativë”. Jorges Kollçaku në datën 26.04.2017, për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës shtetasin M.Z, banues në lagjen “Kongres i Përmetit”, Fier.
DETAJE:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kapën shtetasin Jorges Kollçaku, 31 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka nxjerë urdhër ndalimi për këtë shtetas për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Nenet 76 e 22 të Kodit Penal.
Shtetasi Jorges Kollçaku në datën 26.04.2017, për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës shtetasin M.Z, banues në lagjen “Kongres i Përmetit”, Fier. (J.V/Shuplaka)