Giordano Bogdani, një 25 vjeçar shqiptar është dënuar me burg pas përfshirjes në një sherr masiv mes shqiptarësh dhe rumunësh në Altopascio të Italisë.
Bogdani u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg, pasi së bashku me 6 shqiptarë të tjerë ishin pjesë e një grupi që tentoi të vriste një djalë rumun për shkak se ky i fundit i kishte hequr nga grupi i “What’s up”.
Sipas mediave italiane pasi romuni identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, hoqi nga grupi i “Whats’app-it” një tjetër shqiptar, Oltian Cepa sepse kishte dërguar mesazhe ofenduese ndaj një vajze, ky i fundit është nxehur dhe i ka lënë një takim në Altopascio, më 7 shkurt, ora 18.30 minuta.
Më pas Oltian Cepa, me vëllain e tij Landi Cepa dhe pesë të rinj të tjerë, ndër ta edhe Bogdani mbërritën në takim me një kaçavidë dhe me thikë, e pasi e identifikuan viktimën, të shoqëruar nga babai dhe kushëriri i tij ka nisur përplasja.
Si rrjedhojë, shqiptarët u arrestuan nga policia, ndërsa të dalë para gjykatës shumicës së grupit iu dha një dënim alternative, ndërkohë disa të tjerë u dënuan edhe me burg.
Discussion about this post