Gjinekologu Bejkush Shehu kërcënohet për herë të tretë,ndërkohë që ngjarja e fundit ka ndodhur të shtunën në mbrëmje ,ku klinikës së tij i është tentuar ti vihet zjarri.
Autori Musto Kapaj është arrestuar nga policia, ndërsa mjeku 64 vjeçar thekson se gjithçka ka ardhur për shkak të vdekjes së motrës së tij ,ngjarje e ndodhur në datë 10 gusht të vitit 2017.
Por mjeku Shehaj ,shprehet se kjo ishte lindja e tretë e motrës së tij nën kujdesin e vetë mjekut, ndërsa ajo ndërroi jetë për shkak të një komplikacioni mjaft të rrallë.
Ndërkohë 27 vjeçari Kapaj mësohet se e ka kërcënuar dhe dy herë të tjera, pas ngjarjes së gushtit,ndërsa mjeku thekson se nuk ka patur probleme me familjarë të tjerë,por vetëm me 27 vjeçarin,i cili madje ka patur dhe probleme mendore dhe deformim të gjymtyrëve.
Të shtunën klinikës së mjekut i është tentuar ti vendoset zjarri,duke hedhur një bidon me benzinë pranë portës hyëese, ndërsa ky është rasti i tretë ndaj 64 vjeçarit mjek, kur është tentuar edhe goditja me thikë, por edhe dëmtimi i mjekut në Vlorë.
(M.Q/Faxweb)