Një 20-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi tentoi të fusë një dozë kanabis në burg për një të dënuar.
Aldoir Braushi nga Levani i Fierit u kap gjatë një kontrolli fizik rutinë ku iu gjet e fshehur sasia e drogës.
“Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi: Aldoir Braushi, 20 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e IEVP Fier, gjatë kontrollit fizik të ushtruar në hyrje për takim me personat që vuajnë dënimin, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva”, citohet në njoftimin e policisë.