Më datë 14.10.2024, rreth orës 00:40, në spitalin rajonal të Durrësit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi F. H., 21 vjeç, banues në fshatin Sallmone, i cili dyshohet se ka konsumuar në banesë, solucion pastrues.
21-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.