“Kjo lagje është bërë e rrezikshme, madje edhe për ne që kemi jetuar atje për vite me radhë. Tani vjedhësit hyjnë në shtëpitë tona për të vjedhur edhe gjatë ditës”, u shpreh i ati i Andrea Pulone i cili qelloi mbi hajdutin 16-vjeçar nga Shqiperia.
Andrea Pulone, 29 vjeç, biri i astrofizikantit te njohur, Luigi Pulone, dhe e ëma, një kandidate për këshillin bashkiak me koalicionin e qendrës, kishin udhëtuar drejt Portugalisë, dhe si duket grupi i hajdutëve ka menduar se në shtëpi nuk kishte njeri. Ata hynë nga një derë anësore në oborr, hoqën grilën mbrojtëse dhe hynë në banesë, ku më pas u përballën me Andrean, i cili tentoi ti trembte por sipas tij plagosi gabimisht njërin prej tyre.
Andrea qëlloi mbi hajdutët që kishte hyrë në shtëpinë e tij pasditen e të premtes pas rrënimit të grilave të sigurisë nga dritarja e dhomës së ndenjes. Një 16 vjeçar shqiptar, Enrico P., me një histori të vjedhjes, u godit me një nga plumbat dhe tani është shtruar në spital në Poliklinikën Gemelli.
Karabinierët po kërkojnë bashkëpunëtorët që e braktisën atë në dhomën e urgjencës në të njëjtën mbrëmje. “Ne jemi të detyruar të ngrejmë tela me gjemba në portat dhe muret e shtëpive tona – shpjegon një fqinj i moshuar i Pulones” , shkruajnë mediat italiane.
“Nuk ka zgjidhje tjetër për të mbrojtur veten, përveç armëve. Mbojtëset nuk janë më të mjaftueshme, siç mund të shihet. Andrea është një djalë i mirë, familja e tij është e mirë”, thote e ema e Andreas pothuajse duke qarë – “ne jemi të irrituar, dhe gjithashtu shumë të frikësuar nga ajo që mund të ndodhë “.
Më shqetësuese është fakti që ndërhyrja ndodhi gjatë ditës dhe sigurisht jo në një zonë rurale, por në qendër.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post