Një 49-vjeçar shqiptar nga Vlora, i identifikuar si Krenar Neziraj është arrestuar nga ana e policisë italiane, për shkak se ishte një shpërndarës droge.
Neziraj po udhëtonte me një ngarkesë droge me vete, por është ndaluar rastësisht nga policia, për tu vënë më pas në pranga.
Shqiptari ishte banues në Vittoria, dhe në momentin kur u ndalua nga policia po transportonte 35 kile hashash.
Neziraj në momentin e parë u përpoq të largohej, çka solli ndërhyrjen e skuadrës së lëvizshme.
Kontrolli i makinës zbuloi një hapësirë të modifikuar, në të cilën ishin fshehur 34 pako hashashi me peshë mbi një kile.
E ndarë në doza, droga do të vlente 350 mijë euro.
Ndërkaq bëhet e ditur se Neziraj, me leje qëndrimi të rregullt në Itali, nuk ka pasur precedentë penalë.
(E.K/FAXWEB.AL)