6 shtetas turq kanë tentuar të kalojnë kufirin me dekumentacione false. Burime nga Drejtoria e kufirit në Durrës, bëjnë të ditur se të gjashtë personat janë pjesë e së njëjtës familje dhe do të udhëtonin në drejtim të shtetit fqinj italisë të pajisur me 6 pasaporta turke, që dyshohet të kenë ndërhyrje falsifikuese. Kanë nisur hetimet lidhur me zbardhjen e shkaqeve që i kanë shtyrë këta shtetas për kryerjen e këtij akti të paligjshëm, ndërsa në pranga ka rënë kryefamiljari N.Alkandemir dhe ka nisur procedim penal për 5 personat e tjerë, dy prej të cilët fëmijë të mitur.
Burimet thanë për ‘Fax Neës’ se shtetasit turq kanë hyrë në vendin tonë, në 5 prill nga pika kufitare e Rinasit. Hetimet do të tregojnë nëse këta shtetas kanë ndonjë konflikt politik në vendin e tyre të origjinës, çka i ka shtyrë organet shqiptare të kërkojnë informacione nga pala Turke.
Pjesë e hetimeve janë dhe agjentët e kufirit në Rinas që nuk kanë konstatuar dokumentacionin.
(B.H/Faxweb)
(B.H/Faxweb)